Atentati në Tiranë, kush është i plagosuri Ervis Martinaj,i dënuar për vrasjen...

Atentati në Tiranë, kush është i plagosuri Ervis Martinaj,i dënuar për vrasjen e Enton Nikës

212
0
Shares

Viktima e atentatit në Tiranë ishte truproja e biznesmenit, por ka dyshime të forta se në fakt shenjestra e gjithë sulmit ka qenë Ervis Martinaj.

Ky i fundit është një prej të plagosurëve, i cili është jo i panjohur për policinë. 36-vjecari Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli, së fundmi u dënua me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës.

Ai është përmendur dhe rezulton të jetë përfshirë dhe në çështjen e bujshme të Emiljano Shullazit.

Ngjarja ku është përfshirë Ervis Martinaj

E gjithë ngjarja ka filluar në orën 13:50 minuta kur, Ervis Martinaj i shpallur në kërkim sëbashku me Emiljano Tashon, Bujar Hasanin dhe Mirsad Kuçanën hynë në parkimin e restorantit. Më pas në videon e regjistruar në parkim u shfaq pronari i lokalit Ismet Gaxherri dhe viktima Enton Nikajn.

Pas kësaj Ervis Martinaj dhe miqtë e tij dolën nga makina dhe fillojnë të konfliktohen me Gaxherrin dhe Nikajn. Viktima 30 – vjeçar u mbështet në murin e parkimin dhe aty u godit nga Martinaj dhe Kuçana. Ndërsa Ismet Gaxherri u godit me qyta pistolete, nga Hasanaj dhe Tasho.

Më pas Bujar Hasani ka kërcënuar me armë në kokë Gaxherrin, duke e ulur në gunjë. Ndërsa pjesa tjetër e të përfshirëve në sherr në këtë momentishin jashtë fushë-pamjes së kamerave të sigurisë.

Pikërisht ky është momenti kur është qëlluar mbi Enton Nikajn. Pas këtij çasti të gjithë personat largohen nga parkimi. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY