Përplasi 3 makina teksa i largohej policisë, kapet 23 vjeçari nga Tirana

Përplasi 3 makina teksa i largohej policisë, kapet 23 vjeçari nga Tirana

62
0
Shares

Një qytetar nuk i është bindur punonjësit të Rendit Publik për të ndaluar, pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia ka arrestuar Renald Canaj, 23 vjeçarin nga Tirana, për shkak se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në momentin e ndalimit.

Ky shtetas në rrugën e “Kavajës” ka kaluar me semafor të kuq dhe pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga shërbimet e Policisë nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me mjet duke iu shkaktuar dëme dhe tre mjeteve të tjera dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë ndalimi i mjetit në zonën e “Komunës së Parisit”, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150, 237, 242 273 dhe 274 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY