Nipi donte të copëtonte trupin e gjyshes, çfarë tha i riu që...

Nipi donte të copëtonte trupin e gjyshes, çfarë tha i riu që vrau gjyshen në gjyq

120
0
Shares

Nuk dëgjojmë raste të tilla, por krimet brenda në familje rriten dita ditës.

Rasti i gjyshes në Durrës e cila u vra nga dora e nipit të saj, sigurisht që duhet të jetë një rast që trondit shoqërinë tonë.

Sot Redmond Gruda, i riu që vrau gjyshen e tij, brenda baneses ku jetonin së bashku ka dalë para trupit gjykues, ku dha është njohur me masën e sigurisë.

Gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Detaje nga seanca gjyqësore

Ajo çka të trondit më shumë, është dëshmia që ai ka dhënë në gjykatë si dhe detajet që janë mësuar pas shqyrtimit të trupit.

Panorama shkruan se sipas prokurorit, nga kqyrja e kufomës  janë konstatuar mbi 13 goditje me thikë në trupin e viktimës.

Disa në kokë disa në trup, disa pas qafës dhe ne të dyja duart kishte shënja prerje. Prokuria ka dyshime të forta se i riu kërkonte të copëtonte trupin e gjyshes.

Çfarë deklaroi i riu?

“Jam penduar per krimin”- shkurtimisht, pa asnjë fjalë tjetër, kjo ka qenë ajo çka ai ka deklaruar dhe pjesën tjetër ka qëndruar kokëulur dhe i penduar. 

Më herët ai deklaroi se kishte konflikte, debate dhe se nuk shkonin mirë. Madje pranoi krimin duke thënë se e vrau se nuk i dha lekët, lekë të cilat më vonë u mësuan se do të shkonin për hashash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY