Konflikt me thikë në Kuçovë, i riu ‘e zgjidh’ duke plagosur 33...

Konflikt me thikë në Kuçovë, i riu ‘e zgjidh’ duke plagosur 33 vjeçarin

128
0
Shares

Policia e Kuçovës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një personi i cili ka goditur me thikë një shtetas.

Shtetasi i arrestuar Roland Bejdo, 21 vjeç, banues në fshatin Gegë, Kuçovë pas një konflikti me motivë të dobëta ka goditur në krah me thikë F.Q, 33 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit.

Roland Bejdo, 21 vjeç, banues në fshatin Gegë, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në krah me mjet prerës (thikë), shtetasin F.Q, 33 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY