INTERVISTA/Na kishte munguar gjatë verës, Anxhela Peristeri ka rezervuar surpriza në vijim

INTERVISTA/Na kishte munguar gjatë verës, Anxhela Peristeri ka rezervuar surpriza në vijim

104
0
Shares

Me trofeun në Kënga Magjike, Anxhela  Peristeri shënoi fillimin e një suksesi i cili nuk duket të mbarojë. Këngëtarja e baladave (duhet pranuar) ka një zë të jashtëzakonshëm dhe sfidon hapur artistët e tjerë.

Anxhela ka ardhur këtë muaj me një super hit, për të cilën fansat kishin pritur gjatë. Mungesa e Anxhelës gjatë sezonit veror ishte e gjatë, dhe kjo sipas artistes ka qenë e qëllimshme.

Në një intervistë për Top Channel, këngëtarja nga Korça ka rrëfyer planin e saj gjigand për një koncert recital si dhe zbulon detaje të reja.

INTERVISTA E PLOTË PËR TOP AWARDS

Top Awards: Kanë kaluar 4 muaj nga projekti juaj i fundi muzikor, mendon se duhet të kishit publikuar diçka më herët për fansat?

Anxhela Peristeri: Mungesa ime në tregun muzikor ishte e qëllimshme duke qënë se jam në pritje të koncertit tim të parë recital. Mendova se duhet të bëja një pauzë të shkurtër duke qënë se përvec dy këngëve të reja që do vinin tani në shtator, tetor do të sillet e gjithë diskografia ime e riorkestruar!

Top Awards: E bukur por njëkohësisht e trishtueshme, si lindi ideja për “Shpirti ma di”?

Anxhela Peristeri: Ishte një tekst që krijova në çast mbi muzikën e Kledi Bahitit. Nuk e di por në atë moment pata atë lloj frymëzimi duke menduar se sa e rëndësishme është koha dhe sa vone njerëzit kuptojnë vlerat e vërteta.

Top Awards: Cila është fraza që të pëlqen më shumë në tekstin e kësaj kënge?

Anxhela Peristeri: Do përgjërohesh e do mundohesh të më bësh për vete ti… S’do të pranoj se shpirti ma di.

Top Awards: Ke menduar ta shoqërosh me videoklip këtë projekt muzikor?

Anxhela Peristeri: Jo, projekti do të jetë pa klip derisa të shoqërohet me klipin “live” nga recitali im.

Top Awards: “Ilac i plagëve tona në dashuri” thuhet në një koment, e kishe pritur këtë reagim nga ana e publikut?

Anxhela Peristeri: Më bëhet shumë qejfi kur lexoj komente të tilla. Kjo do të thotë që tekstet e mia depërtojnë në shpirtin e njerëzve dhe më bën të lumtur ky fakt. Unë personalisht cdo gjë e bëj me shpirt, kështu që po i pres këto lloj komentesh.

Top Awards: Lundron në rryma të ndryshme muzikore, por duam të dimë Anxhela ku e gjen më shumë veten?

Anxhela Peristeri: Sigurisht tek muzika e lehtë. Vecanërisht baladat janë shumë të dashura për mua.

Top Awards: Përmes një postimi në Instagram ke zbuluar koncertin tënd recital në muajin nëntor, a mund të dime dicka më shumë prë këtë?

Anxhela Peristeri: Është një bashkëpunim me kompanine “Connext” por detajet do më pëlqente t’i lija surprizë…

Top Awards: Futesh për herë të parë në klasifikimin e “The Top List”, çdo të thotë kjo për ju?

Anxhela Peristeri: Eshtë kënaqësi e veçantë. Kjo do të thotë që kënga është vërtet e bukur… (Qesh). Ju falenderoj nga zemra!

Top Awards: Një mesazh për të gjithë mbështetësit e muzikës tënde…

Anxhela Peristeri: Ju falenderoj shumë që më mbështesni!! Do mundohem që gjithmonë të jem e aftë për ju dhe t’ju kënaq sa më shumë me muziken time!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY