Cristiano Ronaldo i jep 3-pikëshin Juventusit, por jo duke shënuar

Cristiano Ronaldo i jep 3-pikëshin Juventusit, por jo duke shënuar

47
0
Shares

Shtatë fitore në shtatë javë. Shifrat janë të çmendura por jo për kampionët në fuqi të Juventusit që janë në rrugën e duhur për të arritur te titulli i 8-të rrjesht në Seria A.

“Preja” e fundit e bardhezinjve ishte as më shumë dhe as më pak se nënkampionët e Italisë, Napoli, të cilët i mposhti me përmbysje 3 me 1.

Të udhëhequr nga një Cristiano Ronaldo i cili pavarësisht se nuk gjen rrugën e rrjetës shërben pafund për shokët e skuadrës, të besuarit e Massimiliano Allegrit përmbysën pa probleme golin e Mertens, me belgun i cili kishte shënuar që në minutën e 10-të.

Pasi bëri të flas me vete mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, portugezi shërbeu në zonë për Mario Mandzukic i cili kishte detyrën e thjeshtë ta shtynte drejt rrjetës sferën. Me nisjen e fraksionit të dytë, Ronaldo tenton të tunde rrjetën, por kundërpërgjigjja e Ospina ishte në nivelin e duhur.

Kolumbiani devijoi në mënyrë të gabuar topin e goditur nga 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, me sferën që përfundoi te Mandzukic i cili me portën e boshatisur kaloi në avantazh vendasit. Kartoni i kuq i marrë nga Mario Rui në minutën e 58-të, i dhuroi më shumë hapësirë “Zonjës së Vjetër”, e cila gjeti edhe golin e sigurisë me anë të qendërmbrojtësit Bonucci.

Edhe në këtë rast njeriu asist ishte Ronaldo i cili nuk arriti të devijoi drejt rrjetës krosimin nga këndi të Dybalës. Pas kësaj fitoreje Juventus “fluturon” në krye të Seria A, pasi numëron plot 6 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, në kuotën e 15 pikëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY