Përdhunimi i vajzës në Fushë Krujë, deputetja e irrituar: Arrestoni autorin, urdhër...

Përdhunimi i vajzës në Fushë Krujë, deputetja e irrituar: Arrestoni autorin, urdhër mbrojtje vajzës

130
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ”Open” me Eni Vasilin.

Grida teksa fliste për ngjarjen e Fushë Krujës në një moment u shpreh tejet e irrituar kur biseda u ndal tek përdhunimi i 25 vjeçares nga djali i deputetit të PS,  Rrahman Rrahja.

Grida kërkon që kjo ngjarje të mos konsiderohet si çështje proceduriale, por të merret seriozisht gjetja e vajzës e cila është në rrezik për jetën.

Ajo gjithashtu dënoi reagimin se ky është rast është thjesht një pretendim, duke kërkuar nga ata që kanë pushtetin të vihen në punë.

”Këta kanë bërë gjithçka në nivel personal dhe sot thonë se është një çështje personale. Atë e kanë djegur me cigare dhe e kanë mbyllur brenda. E vetmja gjë që ju duhet të bëni sot, duhet të kërkoni llogari, pse ky njeri nuk është i arrestuar dhe kjo vajzë nuk është në mbrojtje”, ka thënë Duma, teksa në disa momente shihet të përlotet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY