Nëpërmjet fejesës e dërguan prostitutë, kapen dy mashtruesit në Berat

Nëpërmjet fejesës e dërguan prostitutë, kapen dy mashtruesit në Berat

102
0
Shares

Është finalizuar operacioni i koduar “Mashtrimi” nga ku kanë rënë në pranga 2 shtetas të cilët duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin Italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një 29 vjeçare.

Në shtetin Italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, ku falë bashkëpunimit me policinë Italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali.

Operacioni nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për dy shtetas.

Specialistët Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale finalizuan operacionin e koduar “Mashtrimi”, ku bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkalles së parë Berat lëshuar më datë 26.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për shtetasit:

·F.D, 62 vjeç, banues në lagjen “Uznovë, Berat.

· E. M, 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat.

Këta shtetas në bashkupunim me njeri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin Italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një 29 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 110/a dhe 25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY