Dalin pamjet, ky është shqiptari që përdhunoi të bijën 16 vjeçare me...

Dalin pamjet, ky është shqiptari që përdhunoi të bijën 16 vjeçare me aftësi të kufizuara

129
0
Shares

Media greke ka publikuar këtë të premte foton e 43 vjeçarit shqiptar që kishte përdhunuar të bijën me aftësi ndryshe.

Pamjet janë publikuar nga Zougla.gr, ku shqiptari shfaqet i prangosur teksa del nga gjykata që i dha dënimin e burgut pa afat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Amfisa.

Shtatzania e vajzë me aftësi ndryshe u mësua vetëm kur kjo e fundit shkoi në spital për shkak të dhimbjeve të forta të barkut. Mjekët panë se e reja ishte shfatzanë ndërsa më pas me anë të një testi ADN-je u zbulua se fëmija që ajo mbante në bark, ishte e babait të vajzës.

Kanë qenë hetuesit e prokurorisë ata që kërkuan testin për të zbuluar nëse marrëdhëniet incestuale kryeheshin nga ana e babait, apo vëllait të vajzës, një 15 vjeçar. Testi tregoi se ishte babai ai që kish përdhunuar të bijën, çka solli dhe arrestimin e tij të menjëhershëm.

Pavarësisht rastit të rëndë, të afërmit e familjes dhe fqinjët e 43 vjeçarit shqiptar, janë shprehur se ai ishte një prind i përkushtuar ndaj të bijës dhe e dërgonte këtë të fundit pesë ditë të javës në një shkollë të riaftësimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY