Prostitucion, trafik femrash dhe krime kundër fëmijëve, si u kap tiranasi që...

Prostitucion, trafik femrash dhe krime kundër fëmijëve, si u kap tiranasi që kërkohej në Itali

79
0
Shares

Policia ka vënë në pranga një person i cili ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar për disa vepra penale.

Bëhet fjalë për shtetasin Flamur Korriku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Atje ai ishte dënuar me  i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale:

“Organizatë kriminale”,
” Shfrytëzim prostitucioni”,
” Trafik femrash”, “Krime kundër fëmijëve”dhe ” Fallsifikim dokumentash”.

Njoftimi i policisë

Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë ndalojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar për disa vepra penale.

Është ndaluar shtetasi:

• Flamur Korriku 50 vjeç, banues në Tiranë.

Korriku është kapur në Fushë – Krujë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane, i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”,
” Shfrytëzim prostitucioni”,
” Trafik femrash”, “Krime kundër fëmijëve”dhe
” Fallsifikim dokumentash” parashikuar në legjislacionin penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY