‘Ndjehem një supergrua’, Jennifer Lopez nxjerr foton që nuk e kishim parë...

‘Ndjehem një supergrua’, Jennifer Lopez nxjerr foton që nuk e kishim parë deri më sot

143
0
Shares

Një grua si Jennifer Lopez padyshim të motivon.

Teksa sheh talentin, trupin, bukurinë dhe energjinë e saj, kupton se jeta është e gjitha në dorën tonë. Mund ta ndryshojmë atë menjëherë dhe ta bëjmë më mirë për veten tonë.

Lopez nuk di të ndalet. Është 49 vjeç, por zor se bie në sy për këtë moshë. E gjitha kjo sepse Jennifer stërvitet prej kohësh dhe për këtë rezultatet flasin vetë.

Në një postim në rrjetet sociale, Jlo, sic e thërrasin tashmë fansat, ka postuar një foto pas përfundimit të një koncerti, teksa ndodhet në turne, duke thënë se ndjehet një Supergrua.

Jennifer shkruan për gjithë rrugëtimin e saj dhe sa shumë i është dashur të fitojë forcën dhe si premtimi që i bëri vetes nuk e la të mposhtej.

Ndjehem një “Supergrua” pas shfaqjes sonte! Kur e nisa këtë tur mendova 15 koncerte për 27 ditë është shumë por i kam bërë një premtim vetes sime që në vend që të me mposhte më ka bërë më të fortë deri në fund.

Unë do të punoj dhe do të jem në formën më të mirë të jetës sime… Ka pasur momente që jam ndjerë e lodhur dhe gjatë udhëtimeve jam ndalur dhe kam bërë stërvitje ku mundesha… Por ja ku jemi me vetëm 3 koncerte të mbetura dhe unë kam shumë emocione por më shumë ndjehem e fortë e lumtur dhe mirënjohëse”, shkruan në Instragram Jennifer.

Postimi në Instagram

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY