FOTO/Digjen kodrat me shkurre në Kavajë, zjarri pranë plazhit të Gjeneralit

FOTO/Digjen kodrat me shkurre në Kavajë, zjarri pranë plazhit të Gjeneralit

114
0
Shares

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me shkurre në zonën e Bardhorit në Kavajë,  pranë plazhit të Gjeneralit. Situata e përshkruar nga banorët dhe kryetari i bashkisë së Kavajës Isa Sakja është alarmante, pasi  flakët i janë afruar rreth 15 metër banesave dhe rrezikon jetën e banorëve.

Një helikopter Cougar i Forcave të Armatosura po kryen operacion nga ajri  për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi për shkak të terrenit por edhe furisë së zjarrit të ndihmuar nga era, mjetet zjarrfikëse nuk mund të bëjnë shumë.

Në terren janë edhe përfaqësues të institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, të cilët po marrin masat e nevojshme për përballimin e situatës.

Janë lajmëruar zjarrëfikset nga Bashkia Tiranë, ndërsa drejt vendit të ngjarjes është nisur dhe Prefekti i Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY