Japin dorëheqjen themeluesit e Instagram, dyshohet për përplasje me Zuckerberg

Japin dorëheqjen themeluesit e Instagram, dyshohet për përplasje me Zuckerberg

84
0
Shares

Bashkëthemeluesit e Instagram kanë njoftuar dorëheqjen e tyre nga kompania, ku dyshohet se  largimi i tyre mund të jetë për shkak se nga Mark Zuckerberg, CEO i kompanisë mëmë të faqes, Facebook ka ndërhyrë më shumë seç duhet në punën e tyre.

Kevin Systrom dhe Mike Krieger nuk thanë pse po largoheshin nga pozita e tyre si oficer ekzekutive dhe zyrtar  teknik, duke dhënë arsyen se  ata po largoheshin për të eksploruar përsëri “kuriozitetin dhe kreativitetin e tyre”.

Instagram, që Facebook e bleu në 2012 për 1 miliardë dollarë, ka më shumë se një miliard përdorues aktivë mujor dhe është rritur duke shtuar veçori të tilla si mesazhe dhe video të shkurtra. Në 2016 ajo shtoi aftësinë për të postuar ‘slideshows’ që zhduken në 24 orë, një kopje e popullarizuar e Snapchat me opsionin “story”.

Në një deklaratë të martën, Systrom tha se ai dhe Krieger ishin mirënjohës për “tetë vitet e fundit në Instagram dhe gjashtë vjet me ekipin e Facebook”.

Zuckerberg tha në një deklaratë publike: “Kevin dhe Mike janë udhëheqës të jashtëzakonshëm  dhe Instagram reflekton talentet e tyre. Kam mësuar shumë gjatë punës me ta për gjashtë vitet e fundit. Unë uroj atyre gjithë të mirat”.

Analistët thonë se largimi i palës mund të ketë qenë për shkak të rritjes së tensioneve me Zuckerberg mbi drejtimin e biznesit që kur Facebook bleu Instagram.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY