Thyhet dyshja Messi-Ronaldo pas 11 vitesh, Modriç shpallet lojtari më i mirë...

Thyhet dyshja Messi-Ronaldo pas 11 vitesh, Modriç shpallet lojtari më i mirë i vitit

53
0
Shares

Luka Modric ka fituar trofeun e lojtarit më të mirë të vitit 2018 në mbrëmjen gala të FIFA-s që u mbajt në Londër, duke lënë prapa Ronaldon dhe Messin.

Megjithëse Ronaldo dhe Messi kanë qenë qartësisht dy lojtarët më të mirë në planet gjatë gjithë kohës sa i përket talenteve, kjo nuk do të thotë se ishin gjithmonë ata që e meritonin një çmim të tillë sa i përket talentit.

Ka të bëjë me substancën, jo me fuqinë e yllit. Kjo është arsyeja pse triumfi i Luca Modric  ka tejkaluar me performancën e tij.

Fitues i Champions League me Realin e Madridit dhe nënkampion bote me Kroacinë në Rusi, Modric bëri të tijin çmimin ‘FIFA The Best’ duke mposhtur konkurencën e Cristiano Ronaldos që nuk ishte i pranishëm në sallë dhe atë të Mohamed Salah.

Nuk doli pa gjë as Muhamed Salah që pavarësisht se nuk u shpall dot lojtari më i mirë i vitit 2018 fitoi çmimin ‘Pushkash’ pasi goli i tij me Liverpoolin në derbin ndaj Evertonit u përzgjodh si më i bukuri.

Çmimin e fansave më të mirë e fituan tifozët e Perusë me fansat që lanë edhe punën e tyre vetëm e vetëm për të mos humbur ndeshjet e ekipit përfaqësues që luante për një kupë Bote  pas 36 vitesh mungesë.

Çmimin fair-play e fitoi gjermani Lennart Thy që sezonin e kaluar humbi një ndeshje shumë të rëndësishme të Eredivisies mes skuadrës së tij në atë periudhë Venlo dhe PSV Eindhoven pasi bëri gjestin fisnik teksa i dhuroi gjak një pacienti me leuçemi që kishte nevojë urgjente.

Formacioni më i mirë i vitit FIFA FIFPro ishte ky: De Gea, Dani Alaves, Varane, Sergio Ramos, Marcelo, Modric, Kante, Hazard, Messi, Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY