EMRI/U gjet i vdekur brenda në banesë pas zjarrit, identifikohet viktima

EMRI/U gjet i vdekur brenda në banesë pas zjarrit, identifikohet viktima

89
0
Shares
Foto Ilustruese

Personi që u gjet i vdekur nga asfiksimi dhe djegiet e shumta në trup quhet Lulëzim Canaj.

Ai humbi jetën brenda apartamentit ku ra zjarri në Tiranë.

Sipas BalkanWeb, 60-vjeçari Lulëzim Canaj, jetonte i vetëm në banesë.

Për më tepër ai vuante nga një sëmundje e rënde dhe për shkak të mjekimeve kishte pamundësi fizike për të lëvizur.

Kujtojmë se zjarri përfshiu katin e tretë të një pallati. Mësohet se zjarri ishte aksidental.

Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY