VIDEO/Rrethohet dhe blindohet Gjykata e Shkodrës, mbahet seanca për Safet Bajrin

VIDEO/Rrethohet dhe blindohet Gjykata e Shkodrës, mbahet seanca për Safet Bajrin

101
0
Shares

Forca të shumta policie kanë rrethuar ambientet e jashtme të gjykatës së Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se në këtë gjykatë do të trajtohet çështja e një prej personave të klanit Bajri, Safet Rustemi (Bajri).

Sipas Fax news, Bajri pritet të njihet me dosjen e hapur që ka me drejtësinë belge, ku ka një dënim me 22 vite burg për vepra të ndryshme penale.

Në ambientet e gjykatës janë parë sot dhe një pjesë e familjarëve të tij. Mbetet e paqartë pse ky rast është veçuar nga 8 masat e tjera që do të jepen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet.

Seanca te Krimet e Rënda do të mbahet rreth orës 14:00 për personat e tjerë të arrestuar, teksa 2 prej tyre janë arrestuar në Hollandë.

Mbi 11 personat e arrestuar të klanit Bajri rëndojnë një sërë akuzash, ku më e rënda është ajo e vrasjes, ku dy të tilla janë tashmë të dokumentuara nga ana e policisë.

Të gjitha arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ata janë:

1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit:

E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY