LAJM I FUNDIT/Admir Thanza, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, thirret në prokurori

LAJM I FUNDIT/Admir Thanza, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, thirret në prokurori

265
0
Shares

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është thirrur në Prokurori. Thanza është thirrur në Prokurorinë e Tiranës pasi akuzohet për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet më parë për gjyqtari Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Thanza u akuzua për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza përballë komisionit të vlerësimit rezultoi më një sërë problemesh. Trupa e KPK lexoi raportin e ILDKP ku thuhet se Thanza ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

Hetimi ka nisur nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e Akuzës.

Gjithashtu gjyqtarit Thanza iu zbulua një dënim me burg dhe një gjobë në Itali për vjedhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY