Prej muajsh në mes të rrugës, më në fund do të hiqet...

Prej muajsh në mes të rrugës, më në fund do të hiqet masivi shkëmbor në Elbasan

66
0
Shares

U desh pothuajse një vit, që më në fund të merreshin masa për të hequr masivin e gurëve dhe dherave që qëndronin në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektoi sot fillimin e punës për eleminimin e rrëshqitjes së ndodhur në segmentin që lidh tunelin e Kërrabës me Elbasanin ku dhe dha disa detaje për kohëzgjatjen e ndërhyrjeve, të cilat shpresojmë mos të mbeten thjesht fjalë.

Sipas kontratës së lidhur me kompaninë e cila do të kryejë punimet, ndërhyrja do të zgjasë për një periudhë prej 4 muajsh.

Deklarata e tij:

Sot fillojmë rehabilitimin e rrëshqitjes këtu në Mamel. Ka kaluar kohë derisa buxheti u bë efektiv dhe sa u kryen të gjitha procedurat nga përgatitja e projektit deri në lidhjen e kontratës. Kemi një kontratë të lidhur me kompaninë dhe ka filluar puna. Është një rrëshqitje e cila sjell goxha problematikë në trafik. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore do të bëhet menaxhimi i trafikut, për një periudhë prej 4 muajsh, e mjaftueshme për të kryer gjithë këtë stabilizim të rrëshqitjes.

Një rëndësi të veçantë ka siguria e kalueshmërisë në këtë segment. Kemi marrë të gjitha masat me kompaninë që kalueshmëria të jetë e sigurtë. Siç e shikoni dhe ju po merren dhe masa shtesë. Do të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes Autoritetit Rrugor, Policisë Rrugore dhe Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Është një projekt me gjysëm tunel siç e kemi deklaruar dhe më përpara. Një projekt që I jep zgjidhje kësaj rrëshqitjeje duke stabilizuar dhe siguruar gjithë këtë skarpatë e cila ka hapur problem për një kohë shumë të gjatë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY