Një tjetër këshilltare bashkiake i ikën LSI-së, bashkohet me Partinë Socialiste

Një tjetër këshilltare bashkiake i ikën LSI-së, bashkohet me Partinë Socialiste

69
0
Shares
Bashkia Kucove

Një tjetër lëvizje nga radhët e LSI për t’iu bashkuar partisë socialiste.

Mësohet se këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak Kuçovë,Valbona Hoxha është larguar nga grupi i Këshilltarëve të LSI-së dhe i bashkohet grupit socialist.

Sipas BallkanWeb, Hoxha ishte vetë ajo që u bëri publike vendimin e saj në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Kuçove,ku një ditë më parë kishte depozituar edhe deklaratën e largimit të saj.

Kjo është këshilltarja e pestë brenda 8-muajve që i bashkohet grupit të këshilltarëve socialistë në Kuçovë, grup i cili tani përbën maxhorancën në këshill me 17 anëtare nga 35 që është numri total i këshlltarëve.

Nga 5 këshilltarët që janë larguar nga partitë e tyre dhe i janëë bashkuar PS-se,2 prej tyre kane qenë nga LSI dhe 3 nga partitë e vogla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY