Operacion i madh policor në ishullin grek, 22 në pranga, mes tyre...

Operacion i madh policor në ishullin grek, 22 në pranga, mes tyre edhe shqiptarë

90
0
Shares

Një operacion i madh po zhvillohet prej ditës së djeshme nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar të Athinës në ishullin Zakynthos. Prej ditës së djeshme e deri tani janë arrestuar 22 persona, 11 grekë dhe 11 të huaj mes tyre shqiptarë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Shumica e arrestimeve janë bërë në Zakyntho, por arrestime ka pasur edhe në Athinë dhe Pyrgo.

Operacioni është kryer nga 20 agjente civile të anti-krimit të organizuar.

Burime bëjnë të ditur se kjo organizate ka arritur të sjellë në ishull 700 kg marijuanë. Mësohet se operacioni vijon ndërkohe që 22 të arrestuarit e deritanishëm do të çohen në prokurori në orët në vijim të mbrëmjes së sotme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY