Vendimet e Komisionit të Disiplinës, paralajmërime për dy skuadrat e Superiores

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, paralajmërime për dy skuadrat e Superiores

63
0
Shares

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë  publike vendimet e radhës për javën futbollistike që sapo lamë pas.

Ky komision ka vendosur për të gjitha çështjet e reklamuara nga delegatët e ndeshjeve në të gjitha kategoritë.

Në Superiore nuk ka asnjë dënim përveç dy paralajmërimeve për Laçin dhe Flamurtarin. Kurbinasit për plotësimin e kushteve sanitare, ndërsa vlonjatët për sjelljen e tifozerive.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

1. KF “Laçi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos plotësimit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

2. FC “Flamurtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes se gabuar te tifozerisë, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

3. Zyrtari i KF “Erzeni”, Denis Troplini për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes duke ofenduar me fjalë fyese, në bazë të nenit 22 dhe 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshe pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

4. Zyrtari i KF “Erzeni”, Gentian Stojku, paralajmërohet se në rast përsëritje të deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

5. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër « Tomorri », në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

6. Lojtari i FC “Klosi”, Arjan Lleshaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF “Këlcyra”, për mos marrje masash organizative dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen e kundër KF “Tepelena”, në bazë të Nenit 64/1 dhe Nenit 65/2 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

8. Zyrtari i “Akademia AAS” U-19, Malvin Mercovi,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë

të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

9. Zyrtari i “Akademia AAS” U-19, Elis Dervishi,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

10. KF “Elbasani U-17, paralajmërohet në rast përsëritje të vonesave ne përmbushjen e përgjegjesive për zhvillimin e një ndeshje, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

11. Zyrtari i KF “Elbasani” U-17, Shkelqim Lleshanaku, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

12. Zyrtari i KF “Elbasani” U-17, Klajdi Hodaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

13. Lojtari i FC “Flamurtari” U-17, Leonard Gockaj,për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Skënderbeu” U-17, Lizert Lico,për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Korabi”, Dorjan Bubeqi, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

16. Pranimin e kërkesës së Emiljano Cela. Në bazë të nenit 63/1.a të KDS, detyrohet “KF Korabi” të ekzekutojë vendimin Nr.10 datë 23.09.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga dita e nesërme e shpalljes së ketij vendimit. Paralajmërohet “KF Korabi”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY