VIDEO/IKMT-ja nis shembjen e ndërtesave në Jalë, banorët përplasen me punonjësit

VIDEO/IKMT-ja nis shembjen e ndërtesave në Jalë, banorët përplasen me punonjësit

101
0
Shares
foto ilustruese

Me tension dhe me ankesa ka nisur dita e sotme në Jalë, Vlorë.

Mëngjesin e sotëm  banorët e Jalës janë konfrontuar me punonjësit e IKMT, si dhe me forcat e shumta policore që kanë shkuar në zonë.

IKMT-ja ka nisur aksionin për shembjen e ndërtesava në këtë zonë. Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë duke e kundërshtuar këtë aksion.

Sipas IKMT-së dhe planit të tyre, sot duhet të prishen 10 ndërtesa.

Sipas banorëve,çështja është çuar në gjykatë dhe janë ende në proces.

Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë lajmërim për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues.

Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë IKMT, pasi banorët shprehen se janë të rregullt dhe nga ana e dokumentacionit.

*Videoja e marrë nga Fax News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY