VIDEO/PD nxjerr shifrat, ja sa janë të ardhurat e kompanisë së Agron...

VIDEO/PD nxjerr shifrat, ja sa janë të ardhurat e kompanisë së Agron Xhafës

87
0
Shares

Partia Demokratike, ditën e djeshme, bëri publike dokumenta zyrtarë ku tregohej sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të ushtruar kontroll mbi industrinë e bixhozit, nëpërmjet vëllezërve të tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj.

Edi Rama i dha të vëllait koncesionin korruptiv të monitorimit online të pikave të bastit, të cilat gjatë qeverisjes së Ramës u 4-fishuan, që dhe fitimet e të vëllait të jenë të larta gjithashtu.

Nga ana tjetër, Xhafaj e bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, dhe më vonë e ndryshoi ligjin, duke dëshmuar në praktike sesi funksionon lidhja mes krimit dhe pushtetit.

Nga selia blu, deputeti Enkeled Alibeaj, në një deklaratë për mediat, ka bërë publike të tjera fakte dhe të dhëna lidhur me këtë aferë.

Deputeti thotë se shqiptarët duhet ta dinë se numri i licensuar i kompanive të basteve u përqëndruan në 3 duar. Një nga këto 3 kompani të fuqishme, zotërohet nga vëllai i Fatmir Xhafës, i dënuar në Itali për trafik droge.

Disa nga pikat më të njohura të basteve, që zhvasin paratë e shqiptarëve, jaë EUROLIVE, BASTELIVE etj, prapa të cilave qëndron Agron Xhafaj.

Ndërkohë sot Partia Demokratike po bën publike të dhëna të reja që tregojnë sesi kompanitë e bastit, kanë rritur ndjeshëm fitimet e tyre gjatë qeverisjes së Ramës dhe ministrit Fatmir Xhafaj.

Duke filluar që nga viti i parë i qeverisjes së kryeministrit aktual, rritja e fitimeve për kompanine e basteve të vëllait të ministrit Xhafaj, janë dhjetëfishuar në 4 vite, duke arritur shifrën deri 10 milion dollarë në vitin 2017.

Sipas Alibeajt, kjo është dhe arsyeja që të dy ata refuzojnë Vettingun e politikanëve./K.Balliu

Enkelejd Alibeaj, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike..

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 15 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY