Shkodër, arrestohet bashkëautori i një plagosje të ndodhur 4 muaj më parë

Shkodër, arrestohet bashkëautori i një plagosje të ndodhur 4 muaj më parë

92
0
Shares

Një pagosje e më se 4 muajve më parë në Shkodër, ka sot një të prangosur, ndërsa ende nuk ka infomracion ëpr bashkëpuntorët e tij të mundshëm

Policia Vendore e Shkodrës, ka saktësuar se me mbështetjen e FNSH Shkodër, u kap dhe ndalua Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi pasi është bashkëautor i plagosjes me armë zjarri i shtetasit Ylli Berisha, ngjarje kjo e ndodhur më datë 05. 05. 2018, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Njoftimi i Policisë

Kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes së ndodhur me datë 05. 05. 2018 ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Ylli Berisha.

Nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me mbështetjen e FNSH Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në baze të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe ndalohet shtetasi:

Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimit Nr. 544, datë 29. 05. 2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dajshe, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278/3 të Kodit Penal, pasi është bashkëautor i plagosjes me armë zjarri i shtetasit Ylli Berisha, ngjarje kjo e ndodhur më datë 05. 05. 2018, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY