Presidenti Meta takim me “Tifozat Kuq e Zi”: Jeni frymëzim i Kombëtares...

Presidenti Meta takim me “Tifozat Kuq e Zi”: Jeni frymëzim i Kombëtares sonë

58
0
Shares

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim në ambientet e institucionit që drejton përfaqësues të grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, me rastin e 15-vjetorit të krijimit të këtij tifo-grupi të Kombëtares. Kreu i shtetit me këtë rast postoi një mesazh, ku lartësoi kontributin e tyre në suksesit e Shqipërisë në futboll.

POSTIMI I METES:

“Tifozat Kuq e Zi” janë frymëzimi i Kombëtares sonë dhe pa dyshim “lojtari i 12-të” i saj. Me dashurinë e jashtëzakonshme për kombin, energjinë e pashtershme dhe qytetarinë e tyre, “Tifozat Kuq e Zi” e kanë lartësuar më së miri flamurin shqiptar në arenat sportive.

Motivim i jashtëzakonshëm për yjet e Kombëtares sonë dhe adrenalinë e paparë për zemrën e çdo shqiptari që rreh për ngjyrat kuq e zi.

Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të këtij tifo-grupi, pata sot kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me një përfaqësi të tyre, të cilët i falenderova për kontributin dhe i inkurajova të jenë përherë pranë Kombëtares në sfidat e radhës.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY