“Me shumë mundësi janë vrarë!”/Detaje të reja për zhdukjen e dy shkodranëve,...

“Me shumë mundësi janë vrarë!”/Detaje të reja për zhdukjen e dy shkodranëve, dajë e nip

238
0
Shares

Tre javë nga zhdukja e dy personave nga Dobraçi i Shkodrës dhe nuk ka asnjë gjurmë. Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj, dajë e nip nuk u panë më qe prej 23 gushtit.

Një burim i policisë i tha ABC Neës që gjasat janë të vrarë. Kjo për shkak se hetueset nuk kanë mundur të kapin asnjë të dhënë mbi ekzistencën e tyre. Motorri i Gezim Hysaj 57 vjeçi, u gjet rreth 4 ditë më vonë në një godinë të braktisur tek Ura e Spatharit në Vaun e Dejës.

Por akoma nuk është mësuar se si ka arritur motorri i tij në atë vend. Ai më herët i kishte thënë bashkëshortes se do të shkonte në Shkodër për të pirë kafe me një shok.

Fillimisht u dyshua për ndonjë hakmarrje të mundshme mbi konfliktet e nipit të tij Agron Mollaj dhe vrasjen e kryer në vitin 1997. Dhe ndoshta Gëzim Hysi u përdor si karrem për të nxjerrë nga shtëpia 47 vjeçarin, nipin e tij.

Por kjo pistë hetimi është vënë në dyshim nga dëshmitë e familjareve Mollaj.

Ata kanë treguar se Agron Mollaj u thirr nga jashtë shtëpisë, “Dil shpejt se po të vrasin dajën. Ai ka nxituar me një motorr dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për të dy personat. Përkundër kqyrjes së kamerave të sigurisë në disa zona të qytetit, por edhe gjurmimit përmes telefonit celular, nuk është arritur të lokalizohet vendndodhja e Gëzim Hysenit para humbjes.

Policia vazhdon ti ketë në kërkim si të zhdukur dajë e nip Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY