Barcelona me super buxhet në La Liga, lë mbrapa Real Madridin

Barcelona me super buxhet në La Liga, lë mbrapa Real Madridin

61
0
Shares

La Liga i ka publikuar raportet financiare, dhe përmes tyre ka bërë të ditur Barcelona mund të shpenzojë më së shumti para për pagën e lojtarëve dhe stafit, gjithsej 66.5 milionë euro më shumë se Real Madridi.

Barcelona mund t’i shpenzojë gjithsej 632.9 milionë euro për paga gjatë sezonit 2018/2019, duke e zënë kështu vendin e parë në këtë listë. Pas saj është Real Madridi, ndërsa klubi me buxhetin më të vogël është Real Valladolidi, transmeton Gazeta Express.

Këto shpenzime llogariten vetëm sa i përket parave që klubet mund t’i shpenzojnë çdo sezon për të paguar lojtarët dhe stafin e trajnerëve të ekipit të parë.

Brenda kësaj shume, ata duhet të përshijnë pagën, sigurimin shëndetësor, bonuset e mundshme, pagat e agjentëve, dhe bonuset e besnikërisë për lojtarët të cilët kanë shumë vite që luajnë në të njëjtën skuadër.

Përderisa klubet nuk lejohen të shpenzojnë më shumë sesa limiti që është publikuar nga La Liga, ata mund të shpenzojnë më pak.

Kjo është lista e plotë e cila tregon se sa iu lejohet klubeve të La Ligës të shpenzojnë për paga këtë sezon:

1.       Barcelona – 632.971.000

2.       Real Madrid – 566.530.000

3.       Atlético – 293.000.000

4.       Valencia – 164.684.000

5.       Sevilla – 162.783.000

6.       Villarreal – 109.126.000

7.       Betis – 97.112.000

8.       Athletic – 87.869.000

9.       Real Sociedad – 80.808.000

10.   Espanyol – 56.774.000

11.   Leganés – 52.864.000

12.   Levante – 52.369.000

13.   Celta – 50.970.000

14.   Eibar – 41.258.000

15.   Getafe – 39.245.000

16.   Alavés – 39.193.000

17.   Girona – 36.755.000

18.   Rayo Vallecano – 33.077.000

19.   Huesca – 29.328.000

20.   Valladolid – 23.882.000

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY