EMRAT/Aksioni i policisë në Nikël, shkon në 11 numri i personave të...

EMRAT/Aksioni i policisë në Nikël, shkon në 11 numri i personave të shoqëruar

145
0
Shares

Ka shkuar në 11 numri i personave  të shoqëruar nga policia në fshatin e Niklës, në Krujë.

Aksioni i policisë në këtë zonë vazhdon ende, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se numri i tyre do të rritet në orët në vijim. Mësohet se të 11 personat janë dërguar në policinë e Durrësit.

Kujtojmë se pak më parë, 6 persona u bllokuan,  të dyshuar si pjesë e bandave kriminale. Para aksionit dhe kontrollove, policia ka ndëprerë energjinë elektrike.

Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 5.Në disa zona u vendosën snajpera për të parandaluar ndonjë rezistencë me armë nga personat që u kontrolluan. Nuk dihet ende nëse kanë sekuestruar armë, mjete të blinduara dhe sa persona.

Nga 11 personat, për 2 prej tyre ka urdhër arresti, Durim Bamin dhe Flamur Hakën në kuadër të operacinit “Forca e Ligjit”.

Ndërsa të shoqëruar sipas shqiptarja.com janë Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës), Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit). Ylli Cangu është djali i Naim Cangut që mbeti i vrarë në atentatin e Azem Hajdarit. Naim Cangu ishte me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY