Vuçiç përballet me policinë: Do përpiqem të kaloj nga rruga dytësore

Vuçiç përballet me policinë: Do përpiqem të kaloj nga rruga dytësore

69
0
Shares

Vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për në Banjë të Skënderajt është anuluar nga Qeveria e Kosovës. Por presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën dhe në ktë moment është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë në një prononcim për mediat serbe se do të provojë të hyjë në këtë territor në rrugë dytësore.

“Do të provojmë përmes rrugëve dytësore të shkojmë, por vështirë se do t’ia dalim.Unë jam duke u angazhuar fuqimisht në ruajtjen e paqes ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë. Gjërat duhet të adresohen me fjalë dhe me mendje, jo me mjete të ndryshme dhe armë”, ka thënë Vuçiç.

Kështu të paktën raporton gazeta serbe Telegraf, shkruan gazeta Express.

Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”, shkruan gazeta serbe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY