‘Mblidhe mendjen, çfarë dhurohet nuk kërkohet më’, mesazhi i prindit për nismën...

‘Mblidhe mendjen, çfarë dhurohet nuk kërkohet më’, mesazhi i prindit për nismën e kryeministrit

58
0
Shares

Lidhur me nismën e kryeministrit Rama për të dhuruar librat për nxënësit në shkollën fillore, të cilat në fund do t’i marrë mbrapsht, duket se nuk është pritur mirë nga disa prindër.

Njëri prej tyre i ka shkruar ish-kryeministrit Berisha, mesazh të cilin ai e ka bërë publik në facebook, teksa jep dhe mendimin e tij.

Prindi shkruan se këto libra që jepen falas për familjet e varfëra, po këto familje nuk do të kenë mundësin ti paguajnë dot në fund, nëse librat nuk janë mbajtur mirë.

”Kryeministrit do I kishte me hije te garantonte ngrohjen ne shkolla, ndertim te ndonje shkolle te re, permiresimin e kushteve te transportit ne disa zona e shume prioritete si keto” shkruan prindi.

Lexoni të plotë mendimin e tij:

Mesazh i prindit dixhital per Kallam Deshtakun!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“PERSHENDETJE Z.Berisha ky eshte mendimi jem per librar falas:

Kjo ceshtja e librave falas ne fillim e paguaji ne fund sikur nuk shitet aq kollaj. Femijet e mi nuk me dalin garant qe nuk do I zhgarravisin ne ndonje cep. Helbete femije, nuk ua ve lakun ne fyt.

Lakun ne fyt,si cdo prind shqiptar, ia ve vetes. Librat e mjetet mesimore nuk me kane munguar as mua ne femijerine time e nuk do I mungojne as femijeve te mi pertej cdo sakrifice.Eshte fyese te luash teater me dinjitetin dhe vlerat ketij populli qe sakrifikon deri ne palce per shkollimin e femijeve.

Ministria e arsimit ishte shume mire deri tek unifikimi I teksteve, tek perzgjedhja e botimeve, te korrigjimet e teksteve dhe cilesine e tyre. Kjo eshte detyre e saj. Por eshte e tepert te me shfaqet Kryeministri si bamires I librave falas ne dere, e te mesoje femijen tim te mos zhgarravise librat… Jo I nderuar Kryeminister. Femija im I perdor librat cdo dite te vitit se I ka mjet pune. Nese nuk I kemi demtuar shume dhe mund te riperdoren, kemi vendosur t’i dhurojme tek ata qe nuk kane mundesine t’i blejne. Edhe shkolles do I propozojme te krijoje nje fond librash te dhuruar.

Kryeministrit do I kishte me hije te garantonte ngrohjen ne shkolla, ndertim te ndonje shkolle te re, permiresimin e kushteve te transportit ne disa zona e shume prioritete si keto.

Keto librat qe shperndahen falas ne fillim, familjet e varfera nuk do te mund t’i paguajne as ne fund.

Ndaj beje zemre gur zoteri dhe mblidhe mendjen, cfare dhurohet nuk kerkohet me mbrapsht. Kete e dine te gjithe femijet.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY