Rrihet ish-deputeti serb në Kosovë, akuza truprojës së Vuçiç

Rrihet ish-deputeti serb në Kosovë, akuza truprojës së Vuçiç

87
0
Shares

Ish-deputeti i Kuvendit të Serbisë, Sasha Mirkoviq pretendon se është sulmuar në veri të Mitrovicës nga truprojat e presidentit, Aleksander Vuçiç. Sasha po përpiqej të merrte përgjigje lidhur me vrasjen e liderit serb të vrarë në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, mirëpo kjo nuk u pëlqeu truprojave të Vuçiqit.

“Ata më goditën nga prapa me një pistoletë”, deklaroi ai,  transmeton Indeksonline.

Pas ngjarjes në fjalë Vuçiç thuhet të jetë larguar bashkë me personelin e tij të sigurimit, të cilët edhe raportohet të kenë qenë personat që sulmuan Mirkoviqin.

“Si gjithmonë, njerëzit e Vuçiq-it sulmojnë si frikacakë nga prapa! Rikoset do të zbulojnë të vërtetën edhe pse ai është frikacak dhe gjithmonë i rrethuar nga të paktën dhjetë gorilla. Turp për ty Aleksander”, raportohet në rocochetspecial, të ketë thënë Mirkoviq.

Ndryshe vizita e Vuçiqit në Kosovë ngriti shumë tensionet pasi ai tentoi që të futej në Drenicë, ku edhe u ndalua derisa vizita dy-ditore u përcoll me forca të shtuara policore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY