Famulltari i Laçit thirrje në meshë: “Stop vrasjeve, jetën e merr vetëm...

Famulltari i Laçit thirrje në meshë: “Stop vrasjeve, jetën e merr vetëm Zoti”

49
0
Shares

Situata e kriminalitetit në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës ka qenë kryefjalë e  famulltarit të Laçit  fra.Ndue Toplana, gjatë meshës së kësaj të diele në kishen e Shen Mehillit.

Ai apeloi qytetarët ti thonë “Stop Vrasjeve”, teksa kërkoi nga prindërit që të punojnë më shumë me fëmijët e tyre.

Toplana: Kemi dëgjuar në televizione, kanë ndodhur vrasje në Shkodër, kanë ndodhur vrasje këtej. Ju kisha porosit të gjithëve me i lanë vrasjet, me i lënë të këqiat dhe të kthehemi prej Zotit. Çdo vrasje është mëkat shumë i rëndë, vetëm Zoti ka të drejtën jetësore.Ai është i vetmi që ka të drejtë. Në Shkodër kanë bërë shumë. Nuk është vrasja kryesorja, ajo është kulmi i marrisë, por janë probleme të bartura. Është mirë që të gjithë në familjet e tyre me i mësue, me i formue që vrasja nuk mund të bëhet.Tërë mallin e botës me ja dhënë një nëne dhe një babe nuk i duhet asgjë me i marr fëmijën./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY