LAJMI I FUNDIT/Korçë, vjehrri plagos rënde ish-dhëndrin

LAJMI I FUNDIT/Korçë, vjehrri plagos rënde ish-dhëndrin

90
0
Shares

Një 54-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës për plagosjen e ish-dhëndrit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë, ku shtetasi Nizami Bezat  është konfliktuar me  ish-dhëndrrin e tij  S.M, rreth 25 vjeç.

“Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore” thotë policia.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY