FOTO/Drekë pune mes dy presidentëve, Meta dhe Thaçi në Durrës

FOTO/Drekë pune mes dy presidentëve, Meta dhe Thaçi në Durrës

74
0
Shares

Situata në Kosovë nuk është e qetë dhe incidentet vazhdojnë të shënohen dita ditës. Ndërkohë që Vuçiç ndodhet në  Kosovë duke zhvilluar takime, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur Durrësin për të pushuar.

Ai ndodhet në shoqërinë e homologut të tij, presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Vetë presidenti Meta e ka bërë publike prezencën e Thaçit aty duke postuar një foto me të.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shkruan:

Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.

Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.  

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY