FOTO/Abuzimi me parkimet në Tiranë, aktivistit i vendosin gjobë brenda pagesës

FOTO/Abuzimi me parkimet në Tiranë, aktivistit i vendosin gjobë brenda pagesës

234
0
Shares

Një prej aktivistëve, Pano Soko ka denoncuar një rast abuzimi me parkimet nga ana e policisë bashkiake të Tiranës.

Në rrjetet sociale, Pano publikon dhe mesazhet me një nga policët bashkiakë me një sjellje jo profesionale.

Pano shkruan se edhe pse kishte paguar për të lënë makinën përreth një orë në vendparkimet me pagesë, ka marrë gjobë nga ana e policisë brenda orarit që ka kryer detyrimin.

Postimi i plotë

Kam parkuar në 13:23, kam paguar në 13:23 për parkimin, vijnë këta të Bashkisë në 13:30 më vendosin gjobë 2000 lekë. I marr në telefon këta të policisë bashkiake dhe iu them. Nga krahu tjetër i telefonit më del njëri aq i sëkëlldisur, sikur e kishte kapur majasëlli.

“Më keni vendosur gjobë pa të drejtë. Kam parkuar në orën 13:23, kam paguar në orën 13:23, në 13:30 ka ardhur polici bashkiak më ka vënë gjobë. Tani dua të ma hiqni se do më kapin ata të rrugores dhe do të më bllokojnë makinën.

– O zotëri mos më fol sikur ta kam vënë unë gjobën, se s’ta kam vënë unë gjobën njëherë.

– Po ti a ke marrë përsipër të përgjigjesh në telefon? Për mua ti je policia bashkiake dhe s’të ndaj dot ty nga ky tjetri, ti je policia bashkiake. Gjithsesi, si i bëhet hallit?

– Bashkia e madhe vetëm. Do shkosh te zyra e pritjeve me popullin te Bashkia e madhe.

-O zotëri, nuk dua të më martojë lali Eri. Kam një gjobë pa të drejtë që dua të ma hiqni.
Futu në sistem, shiko fletën e gjobës me nr.serial xxxxx dhe shiko që në orën 13:30 kur është vendos gjoba, unë kam qënë brenda pagesës. Kaq e thjeshtë. S’ndërtoni dot një proces verifikimi që mos sorollatet qytetari? Se jam në punë dhe s’kam kohë për zyra pritjesh se aty ka 1000 veta dhe e di se e kam vuajtur një herë atë muhabet.. S’jua kam borxh të lë punën time se ju bëni gabim.

– O zotëri, vetëm kështu zgjidhet. Ti do të zgjidhësh hallin, apo të bësh politikë e propagandë në zyrat e shtetit që t’i shërbesh partisë?

– Si “të bëj politikë”? Ça propagande? Cilës parti t’i shërbej një herë????

Ore si zgjidhet 2000 lekshi se më bllokojnë makinën pa leji të trashat? Hej belà..

Ça? Trajnim ju bëjnë juve aty te Bashkia, si t’i shmangeni problemit me 3 fjali. Hej belà, partia thotë. Më hiqni gjobën se ju paguaj unë juve, s’më paguani ju mua!

Dhe ia mbylla. E di që s’kam për ta zgjidhur, por që nuk e lë me kaq!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY