Aksident në Berat me 5 të plagosur, shoferi në gjendje të rëndë...

Aksident në Berat me 5 të plagosur, shoferi në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

117
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat. Mësohet se janë përplasur dy automjete.

Nga informacionet paraprake, janë plagosur të dy drejtuest e mjeteve dhe tre pasagjerë.

Këta të fundit janë transportuar në spitalin e Beratiit, ndërsa drejtuesi i mjetit Huyndai është dërguar në Tiranë.

Informacion paraprak nga Policia e Beratit:

Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç .

Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY