Me armë në brez dhe automatik në shtëpi, arrestohet 42-vjecari nga Shijaku...

Me armë në brez dhe automatik në shtëpi, arrestohet 42-vjecari nga Shijaku (EMRI)

622
0
Shares

Policia ndërmerr operacione për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje.

Gjatë operacionit të koduar “Smith 2” është arrestuar një 42 -vjeçar që qarkullonte me pistoletë me  vete.

Në pranga ka rënë Artur Prolla 42 vjeç, banues në Shijak, si edhe gjatë kontrollit në banesë iu është gjetur edhe një automatik me silenciator.

“Artur Prollës në vëndin e quajtur Koxhas / Kodër, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri tip pistoletë “SMITH & WESSON” , me mulli me 5 fishekë kalibri 38 mm (gjatë kontrollit fizik);

•  një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë (gjatë kontrollit në banesë),’-raporton policia.

Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 dhe 4 të Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY