Vuçiç në Kosovë, Thaçi: Shpresoj të ketë mesazhe të fqinjësisë së mirë

Vuçiç në Kosovë, Thaçi: Shpresoj të ketë mesazhe të fqinjësisë së mirë

71
0
Shares

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka komentuar vizitën që do të zhvillojë sot (7shtator) në Kosovë homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç.

Në një deklaratë për mediat, Thaçi u shpreh se respekton interesimin e Serbisë për të diskutuar me komunitetin serb mbi marrëveshjen e kufijve.

Presidenti nënvizoi se kjo do të shërbejë që të mos krijohet panik apo frikë tek serbët në Kosovë si edhe do ti shërbejë fqinjësisë së mirë.

“Instituticionet e vendit e kanë marrë vendimin e tyre, vendim i cili është i njohur për publikisht dhe për opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm. 

Unë e respektoj interesimin legjitim të përfaqësuesve të Serbisë për të diskutuar me komunitetin serb për ti sqaruar ata që të mos ketë panik, frikë. Shpresoj që do të ketë mesazhe pozitive tek fqinjësisë së mirë, të bashkëjetesës dhe domosdoshmërisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi,”-tha Thaçi.

Vuçiç do të zhvillojë sot një vizitë dy ditore në Kosovë.

Vizitën e tij, presidenti serb do ta vazhdojë të shtunën në Zveçan, ndërkaq ditën e diel do të mbajë tubimin në Mitrovicë të Veriut.

Në anën tjetër, autoritet kosovare nuk i kanë dhënë leje presidentit serb për ta vizituar liqenin e Gazivodes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY