Kapen me marijuanë në makinë, arrestohen të rinjtë tek ‘Rrethrrotullimi i Shëngjinit’

Kapen me marijuanë në makinë, arrestohen të rinjtë tek ‘Rrethrrotullimi i Shëngjinit’

81
0
Shares

Janë sekuestruar 9 kg marijuanë në qytetin e Lezhës.  Nga informacionat e para, në pranga janë vënë 2 shtetas.

Sipas policisë, janë arrestuar Sead Isufaj, 22 vjeç dhe Sovran Cena 24 vjeç.

Mësohet se të rinjtë e kishin fshehur sasinë e drogës në makinën e tyre tip ‘Audi’.

Njoftimi i plotë i policisë

Operacion antidrogë ” High speed” i ndjekur me metoda proaktive

Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike ” Mariuanë”, 2 shtetas në pranga

Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune hetimore në interval kohor 1 mujor ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar ” High speed”, ku si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Sead Isufaj, 22 vjeç, banues në Durrës

– Sovran Cena, 24 vjeç, banues në Durrës ( i dënuar më parë)

Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur ” Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, me mjetin e tyre tip Audi , në të cilin kishin fshehur në pjesën e përparmë të mjetit, 8 pako me lëndë narkotike “Mariuanë”, të cilat pas peshimit rezultuan 9 kg.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2-25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY