VIDEO/Aksioni i policisë në Shkodër, sekuestrohen 4 makina të blinduara të familjeve...

VIDEO/Aksioni i policisë në Shkodër, sekuestrohen 4 makina të blinduara të familjeve Bajri dhe Lici

285
0
Shares
Makina e sekuestruar Burimi Report Tv

Mëngjesin e sotëm qyteti i Shkodrës u zgjua me snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara. Policia nisi aksionin në qytet duke u përqëndruar në zonat dhe lagjet ku janë kryer krimet e ditëve të fundit.

Kryesisht, forcat RENEA ishin përqëndruar në lagjet Dobraç dhe Kiras të qytetit të Shkodrës.

Në vijim të aksionit të RENEA-s janë sekuestruar dhe katër automjete të blinduara dhe lukzose.

Mësohet se makinat e blinduara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajri. Katër automjetet e sekuestruara janë ‘Benz Rexhina’, ‘BMW Seria 7’, në pronësi të Licajve dhe dy ‘Audi’ luksoze të familjes Bajri.

Policia është vënë në ndjekje të personave me precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka asnjë emër të dyshuar për vrasjet mafioze.

*Videoja e marrë nga Report Tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY