Publikohet lista e më të pasurëve në Shqipëri për vitin 2018, mes...

Publikohet lista e më të pasurëve në Shqipëri për vitin 2018, mes tyre dhe një grua

451
0
Shares
 Revista Forbes ka publikuar listën e 10 njerëzve më të pasur në Shqipëri. Disa prej emrave të përzgjedhur nga sondazhi prej vitesh qëndrojnë në top-listën e sipërmarrësve me kapital dhe fitim më të madh.

Anketa u krye nga “Forbes Magazine”, metoda e anketimit u fokusua në dy komponentë kryesorë; fitim i realizuar dhe kapitali. Revista vë në dukje se bizneset që nuk deklarojnë fitimin e tyre janë të pozicionuar më poshtë në listë. Është viti i tretë që bëhet ky studim. Kjo është lista e dhjetë njerëzve më të pasur në Shqipëri për dy vitet e mëparshme, sipas Forbes.

1.Lista e 10 më të pasurve të vendit kryesohet nga Samir Mane, presidenti dhe pronari i Grupit Balfin një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Shërbimet: Ndërtimi i zonave tregtare dhe industriale, industria minerare, investimet në bujqësi dhe turizëm. Me qendër në Tiranë.

2.President i Grupit Kastrati, Shefqet Kastrati renditet i dyti në listë. Shërbimet e ofruara : tregtimi dhe ruajtja e naftës, financimi, shërbime fluturimi privat. Me qendër në Durrës.

3.Vasil Naçi është CEO dhe president i AGNA Group. Shërbimet: importi dhe shpërndarja e pijeve, ushqimit, kujdesit shtëpiak dhe personal, duhani, reklamat në natyrë, akademi lidershipi, agjenci reklamash, zhvillimi i pronës, energjia hidrike. Me qendër në Tiranë, por kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

4.Behar Cukaj është pronar i Bolv Oil. Shërbimet: shitja me shumicë dhe transporti i lëndëve djegëse. Kompania e ka qendrën në Kashar, Tiranë.

5.Deputeti Tom Doshi është një nga anëtarët më të pasur të Parlamentit Shqiptar dhe administrator i disa kompanive.

6.Rrok Gjoka është pronar i kompanisë “Gjoka Construction”. Shërbimet: ndërtimi industrial dhe civil, infrastruktura e transportit. Me qëndër në Tiranë.

7.Grigor Joti është pronar i kompanive “InveG” dhe “Joti-Infosoft Group Sh.p.k”, por ka zgjeruar aktivitetin e tij dhe në fushën e ndërtimit përmes blerjes të një kompanie ndërtuese, – Investndërtim Tirana Sh.p.k

Në vend të tetë pozicionohet Idajet Ismailaj, pronar i Albstar Ltd: Shërbimet: Punime inxhinierike, infrastrukturë transporti, dizajn i punimeve civile dhe industriale. Kompania e qendrën në Patos, Fier.

9.Në listën e 10 personave më të pasur është vetëm një grua. Ajo është Vilma Nushi pronare e Marketingut dhe Shpërndarjes së Sherbime Ltd: import, shpërndarje dhe marketing të shëndetit, shtëpisë, bukurisë, ushqimit, pijeve, alkoolit, cigareve, zyrës dhe komunikimit mobil. Me qendër në Vorë dhe Tiranë.

10.Lista mbyllet nga Pëllumb Salillari, pronar i Kompanisë Salillari. Aktiviteti i kompanisë me qendër në Tiranë shtrihet në ndërtim, infrastrukturë transporti, ndërtim industrial dhe civil./Cna.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY