FOTO/Skandali me Pazarin e Ri në Korçë: Po harxhohen milionat se kanë...

FOTO/Skandali me Pazarin e Ri në Korçë: Po harxhohen milionat se kanë harruar kanalizimet

80
0
Shares

Gazetari Agim Xhafka, ka publikuar një foto nga qyteti i Korçës, ku shikohet se punimet në Pazarin e Ri, për të cilën Rilindja u mburr se ishte investimi më i mirë, nuk kanë mbaruar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka ironizuar ndërhyrjet në kanalizimet në Pazar të Ri.

“U investuan miliona,u mburr qeveria miliona herë,u bënë miliona foto dhe tani…po harxhohen prapë miliona se qenë harruar kanalizimet. Ama në 3D PAZARI SHFAQET I VIRGJËR…”-shkruan ndër të tjera Xhafka në postimin e tij.

Kujtojmë se para disa ditësh, reshjet e dendura të shiut, e përmbytën gjithë Pazarin e Ri. Mos vallë kjo ka bërë që qeveria të angazhohet për të mos lejuar të përsëritet e njëjta gafë?

Postimi i plotë:

TE PAZARI I RI,KORÇË.

Ju kujtohet një skeç i Leko Prodanit? Ai që rrinte ulur te cepi i rrugës kur ajo asfaltohej? Sa mbaroi u ngrit vrik me kazëm në dorë dhe pyeti punëtorët:
-E asfaltuat,mo?
-Po,po. Dritë e bëmë.
-Tani do e çaj unë,jam i ujësjellësit.

Njësoj po ndodh tani në Korcë. U investuan miliona,u mburr qeveria miliona herë,u bënë miliona foto dhe tani…po harxhohen prapë miliona se qenë harruar kanalizimet.

Ama në 3D PAZARI SHFAQET I VIRGJËR…

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY