VIDEO/Basha i vendosur deri në fund: Rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka

VIDEO/Basha i vendosur deri në fund: Rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka

62
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ndodhur në Shkodër me deputetët e tjerë, ka dhënë sërish një mesazh të qartë për qytetarët.

Në një takim me kryesinë e degës së Shkodrës Basha i kërkoi përfaqësuesve të PD që të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit.

Ai është i vendosur të rrëzojë qeverinë dhe ftoi qytetarët që t’i përgjigjen thirrjes për aksion radikal politik.

Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej këtij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.”- tha Basha.

Ai theksoi se ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY