FOTO/Parashikimi i motit, temperatura të larta në jug të vendit

FOTO/Parashikimi i motit, temperatura të larta në jug të vendit

44
0
Shares

Përsa i përket ditës së martë, moti mbetet në kushtet e kthjellimeve deri pas mesditës kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore.

Në orët e pasdites do të kemi kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë shira të izoluar priten në zonat veriore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të jenë relativisht të larta gjatë mesditës  kryesisht në Ultësirën Perëndimore.

Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY