Boçi: Pranimi në universitete, si tek ‘tregu i gabit’

Boçi: Pranimi në universitete, si tek ‘tregu i gabit’

84
0
Shares

Teksa kanë nisur pranimet dhe regjistrimet në universitete, deputeti Luçiano Boçi ka reaguar duke e quajtur atë ”tregu i gabit”, në mungesë të dijes.

Ai në facebook shkruan se vazhdon po i njëjti kaos, ku nuk e merr vesh i pari të dytin nuk ndjehet era universitarizëm gjëkundi.

”Të gjithë turren të marrin degën-send, me paratë e mundshme në dorë. Kush ka më shumë para e merr qetë-qetë tek privati. Kush ka më pak, pret në rradhë me durim publikisht tek publiku, me sytë nga qielli e ministria.” shkruan deputeti në postimin e tij.

Postimi i plotë

Stina e pranimeve në Universitete ka filluar dhe “tregu i gabit”, në mungesë të tregut të dijes, është në ethe të plota.

Vazhdon e njëjta rastësi, i njëjti kaos dhe të njëjtat dallavere. Nuk e merr vesh i pari të dytin.

Askund nuk vjen era universitarizëm.

Të gjithë turren të marrin degën-send, me paratë e mundshme në dorë. Kush ka më shumë para e merr qetë-qetë tek privati. Kush ka më pak, pret në rradhë me durim publikisht tek publiku, me sytë nga qielli e ministria.

M.gj.s e dinë që çdo gjë është si mall i përdorur e pa vlerë reale, nxënësit turren me nxitin ta marrin. Sepse s’ka tjetër. S’ka rrugëdalje. As punë. As të ardhme. Asgjë.

Gabi është një lloj shpëtimi i përkohshëm.

Maturantët presin hapjen e “thesit” të gabit, brenda të cilit është i lidhur fati i tyre.

Ministria lajmëroi që dhe këtë vit ka dy “thasë-faza” të mëdhej e shtatë “thasë-raunde” të vegjël.

Në ato “thasë” ka plot “degë-rroba” të përdorura, ka “degë-televizorë” të prishur e “degë-magnetofon” që s’punojnë. Ka “degë-pallto” vetëm për dimër e “degë-bluza” vetëm për verë, sikurse dhe “degë-rrokotela”.

Duken të ndryshme kështu, por i bashkon fakti që në fund fatura-diplomë e këtyre degëve, nuk i jep dot një vend pune as “për të çarë kokën” studentëve të ardhshëm.

Në këtë soj-sorrollop sendesh-degë, më fatlumët mund të kapin ndonjë “degë-firmato”, të dalë boje e mode, por që ha bukë në treg, ose të degdis me dëshirë përtej kufijve dhe që kërkohen më shumë.

Këto janë 10-çat realë që janë munduar vite rresht, por dhe ca fallco, të fabrikuar me nxitim, në sistemin e kalbur parauniversitar.

“Thesi” i parë është hapur dhe fatet e para kanë ndihur ato që janë më afër derës me hekura të ndryshkura dhe të shtrembëruara të tregut.

Të tjerët presin…

Ethet vazhdojnë, sepse ende nuk është hapur “thesi-fazë” i dytë.

Më e qeta dhe më e lumtura në këtë rrëmujë absurde, aspak të hareshme, është Ruajtsja e Tregut të Gabit.

Herë pas here del në televizor dhe duke çbuzëqeshur, deklaron me një krenari rrënqethëse:

“Mos u mërzisni “zemra”, ka degë-rrokotela plot për të gjithë. Do merrni e do teprojnë ca. Ne ju duam e po punojmë fooort për ju!”

Do teprojnë sigurisht degë që nuk i do askush se nuk të shpien gjëkundi.

Por do teprojnë edhe nxënës që nuk nuk i pranon kush, sepse i kanë xhepat e shpuar.

Kështu do përfundojë sezoni i Tregut stinor të Gabit.

E në fund Kryepronari i Tregut të Gabit, do ja fusë një fjalim “gallatë” në parlament.

Patjetër do lavdërojë me patetizëm Rojen e tregut që ja “hodhi” dhe kësaj radhe jo vetëm nxënësve e familjeve të tyre, por dhe prof doktorëve që bëjnë si rektorë të pavarur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY