Bilanci i vdekjeve nga aksidentet rrugore në Shqipëri, shifrat e Gushtit janë...

Bilanci i vdekjeve nga aksidentet rrugore në Shqipëri, shifrat e Gushtit janë alarmante

129
0
Shares

Prezenca e shtuar e policisë në akset rrugore gjatë muajit gusht nuk ka mundur të uli numrin e viktimave nga aksidentet.

Të dhënat tregojnë se 22 persona kanë humbur jetën ne akset kombëtare veçanërisht ato qe te çojnë drejt detit.

Gjatë muajit që lamë pas janë regjistruar 180 aksidente por edhe pse shifra rezulton me e ulet se e njëjta periudhe e vitit te kaluar numri i jetëve të humbura mbetet i njëjtë.

Ndërkohë referuar statistikave te policisë rezulton se edhe numri i personave të lënduar rëndë në aksidentet rrugore gjatë gushtit ka qenë më i vogël.

Kontrollet e ushtruara nga uniformat blu kanë bërë që të ketë një rritje të heqjes së lejeve të drejtimit, ku 230 shoferëve u është hequr patenta për shkak të drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Për sa i përket heqjes së lejeve të drejtimit për shkak të shpejtësisë, gjatë muajit gusht janë ndëshkuar 541 shofere./v-plus

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY