Krimet e Rënda ndryshojnë masën për Dashamir Xhikën, e rikthejnë përsëri në...

Krimet e Rënda ndryshojnë masën për Dashamir Xhikën, e rikthejnë përsëri në burg

74
0
Shares

Ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika ka lene arrestin shtepiak dhe është drejtuar përsëri në qelinë e Burgut.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg” per Xhiken i cili akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre”

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë

Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar).

Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY