Padia ndaj kryeministrit për audio-përgjimin, Vasili reagon ashpër: Arta Marku, ajo më...

Padia ndaj kryeministrit për audio-përgjimin, Vasili reagon ashpër: Arta Marku, ajo më e poshtra, ajo më e liga…

161
0
Shares

Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, këtë herë ka vazhduar me akuzat ndaj kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Sipas tij, Arta Marku po fle dhe po mbron kryeministrin lidhur me veprat penale që e përfshijnë atë.

Ai i referohet  padisë së ngritur ndaj Edi Ramës për audio-përgjimin që publikoi PD disa muaj më parë për vëllain e Fatmir Xhafajt, si të implikuar në trafikun e drogës, për të cilën nuk dihet ende asgjë dhe ndaj të cilës kryeprokurorja rri dhe vështron.

Statusi i plotë:

Drejtesi horrash:Arta Marku fle mbi padine ndaj kryeministrit per audiopergjimin.

Ne Shqiperi mbreteron drejtesia e horrave.
Batakçiu, qe drejton qeverine therret e bertet si histerik per te ashtuquajturen, drejtesine e re qe po ngrihet dhe po ngre vete ai.
Po cila drejtesi e re po ngrihet?

Ajo me e poshtra.Ajo me e liga.Ajo me e njeanshmja. Ajo qe mbron kryeministrin dhe burgos njeriun e thjeshte per 30 mije leke korrent te papaguar. Drejtesia e re apo ndryshe drejtesia e horrave fle mbi dosjen e kryeministrit te paditur si kryemashtrues shteteror per audiopergjimin e vellait te ministrit te brendeshem.

Arta Marku eshte perbetuar me sa duket qe veprat penale te kryeministrit ti marre persiper dhe ti vuaje vete.Aferim… Per opinionin dhe jo per Arta Markun po ju sjell perseri deklaraten mashtruese te kryeministrit per ekspertizen e audiopergjimit,ja cfare thoshte qe ne 19 maj :

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, të kryer në një nga laboratorët më seriozë të botës. Nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromentuese për ministrin e Brendshëm, por përpara një akti mashtrimi të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar me një material jo autentik”, tha Rama gjatë mbledhjes së grupit më 19 maj.

Sot e kesaj dite qytetaret e dine qe s’ka nje ekspertize, nderkohe qe kryemashtruesi gjoja e kish bere qe ne 19 maj dhe megjithate nuk i hyn nje gjemb ne kembe dhe prokurorja rri e veshtron.

Drejtesia, qe mbyll syte dhe veshet perpara fajit sa nje mal eshte perfundimisht:
nje Drejtesi Horrash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY