VIDEO/PD nxjerr fakte të reja të pasurimit të trafikantit Bego, miliona euro...

VIDEO/PD nxjerr fakte të reja të pasurimit të trafikantit Bego, miliona euro fitim dhe nga ministri Gjiknuri

58
0
Shares

Partia demokratike ka nxjerrë të tjera fakte lidhur me pasurimin e mikut trafikant të Tualant Ballës.

Nga selia blu, deputeti Salianji, ka deklaruar se Edmong  Bego ka marrë para të tjera nga buxheti i shtetit dhe për shumëfishimin e pasurisë së tij janë përfshirë dhe ministrat e Ramës.

Sipas tij, Damian Gjiknuri 3 vjet më parë ka dhënë lejë minerare për biznesmenin Bego, në zonën elektorale të Ballës, në Elbasan, menjëherë sapo ata ishin bërë miq me njëri tjetrin.

Sipas lejës që ka miratuar Gjiknuri, biznesmenit trafikant Bego i jepet e drejta që për 25 vite me radhë ai të shfrytëzojë pasuritë natyrore në interes të biznesit të tij të ndërtimit që duhet të ishte në sekuestro që prej atij momenti nga prokuroria.

Ai shprehet se prokuroria vazhdon të heshtë, duke thënë jo zyrtarisht, se ka nisur verifikimin e pasurisë së Begos dhe jo hetimin sic ia kërkon ligji, me shpresën se dosja do të mbyllet dhe kjo çështje do të harrohet./K.Balliu

Deputeti Ervin Salianji, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 27 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY