Ministri Bushati kundër planit të Thaçit , ja qëndrimi i tij për...

Ministri Bushati kundër planit të Thaçit , ja qëndrimi i tij për ‘korrigjimin e kufijve’

52
0
Shares

Lidhur me debatin për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar zyrtarisht Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati teksa ka dhënë dhe qëndrimin e tij.

Në një intervistë për “Panorama” ministri ka deklaruar se statusi i Kosovës nuk mund të rihapet as në format dypalësh e as shumëpalësh dhe aq më tepër të bëhet objekt krahasimi me raste të tjera të kthyera në “konflikte të ngrira”, si pasojë e tolerimit të “parimit të rivendosjes”.

Ai kërkon që Tirana dhe Prishtina të mos shpenzojnë shumë energji për mënyrën se si do të kompensohet Serbia për njohjen e Kosovës apo për rehabilitimin e saj në rajon. Ndërsa në marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të respektojë tërësinë territoriale të Kosovës, Ditmir Bushati kërkon edhe përfshirjen e çështjes së shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

*Pyetjet të marra nga intervista

Cili është qëndrimi juaj ndaj propozimit për shkëmbim të territoreve apo korrigjim të kufijve? Pse kjo heshtje e Tiranës zyrtare?

Nuk do të ishte realiste që për tema kaq të mprehta qëndrimet zyrtare të bazoheshin mbi aludime, veprimet taktike apo deklarime testuese. Për Kosovën dhe statusin e shqiptarëve në rajon, Shqipëria ka një qëndrim të farkëtuar në vite që buron prej detyrimeve kushtetuese dhe unitetit politik e ndërpartiak. Në këtë prizëm, inkurajojmë vijimin e procesit të dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme që respekton tërësinë territoriale të Kosovës, formën unitare të shtetit, karakterin multietnik dhe multikonfesional, siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, në pajtim me detyrimet që ka Serbia dhe në përputhje me normat ndërkombëtare dhe të drejtën europiane. Po ashtu, duhet pasur parasysh se çka është vendosur tashmë në kuadër të Paketës së Ahtisaarit, e mishëruar në Kushtetutën e Kosovës, nuk do të mund të tjetërsohet përmes një marrëveshjeje të re. SHBA, BE dhe NATO kanë investuar shumë në promovimin e multietnicitetit të Ballkanit për të siguruar që shoqëritë mbeten të hapura. Kjo mbetet një sfidë e vështirë, por jo e pamundur. Rajoni ynë ka pësuar ndryshime të mëdha në dekadat e fundit, në sajë të fuqisë transformuese të BE-së. Dalja nga ky kurs do t’i kushtonte shqiptarëve dhe të gjithë rajonit.

Ju pritët para pak ditësh një përfaqësi të Luginës së Preshevës, të cilët dëshirojnë bashkimin me Kosovën. Çfarë biseduat konkretisht?

Takimi u përqendrua rreth situatës së të drejtave të shqiptarëve, që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe zhvillimet e tanishme në rajon. Shqiptarët atje përballen me vështirësi të panumërta, si në rrafshin politik e administrativ, ashtu dhe në atë zhvillimor, arsimor e ekonomik. Shqipëria do të vijojë të kërkojë nga Serbia as më shumë e as më pak se të drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë dhe të njëjtin presion konstruktiv presim dhe nga SHBA dhe partnerët tanë europianë.

INTERVISTA E PLOTË

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY